Gara e fundit në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, padyshim se ka qenë emocionuese!
Skiatorja austriake Cornelia Hutter ngadhënjeu në disiplinën e lëshimit në Saalbach, duke fituar në frymën e fundit edhe ‘Globin e vogël të Kristaltë’.
Lara Gut – Behramit pas titullit të botës, kampione në sllallomin e madh dhe në supersllallom të madh, për pak pikë mbetet edhe pa trofeun e disiplinës së lëshimit.
Lara Gut-Behrami ka pas një ditë të keqe duke përfunduar në vend të 17-të me kohën më të dobët për një sekondë e 89-qindtat se fituesja e garës, Hutter.
28 pikë ngec pas kampiones së lëshimit, Hutter.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Gut-Behrami udhëheq me 1716 pikë, pasojnë Brignone me 1581 e Shiffrin 1409.
Hutter është kampione në lëshim me 397 pikë, pasojnë Gut – Behrami me 369 e Goggia me 350.
Renditja
1. Cornelia Hutter (Austria) 1:45.08
2. Ilka Shtuhec (Sllovenia) +0.17
3. Nicol Delago (Italia) +0.49
4. Christina Ager (Austria) +0.50
5. tephanie Venier (Austria) +0.62
6. Mirjam Puchner (Austria) +0.63
7. Michelle Gisin (Zvicra) +0.75
8. Kira Weidle (Gjermania) +0.81
9. Federica Brignone (Italia) +1.13
10. Ariane Radler (Austria) +1.17