Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut - Behrami është mbretëresha e skive të botës.
“Ajo është dhe mbetet më e mira. Lara Gut-Behrami fitoi tre ‘Globa të kristaltë’.
Sepse kundërshtarët e saj më të mirë, Shiffrin, Vlhova dhe Goggia, ishin jashtë për një kohë të gjatë?
Sepse ajo e meritoi triumfin e saj. 8 fitore dhe 16 vende në podium janë thjesht të mahnitshme.
Veçanërisht në garat e skive, cilësia për të kaluar një dimër të shëndetshëm dhe në formë është thelbësore. Gut-Behrami e bëri këtë", shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
“Dikur doja të fitoja, tani dua të jetoj”, tha ajo në Qendrën e Skive Saalbach të Austrisë.