Skiatori zviceran Marco Odermatt është fitues i “Globit të vogël të kristaltë” në disiplinën e lëshimit dhe për herë të parë në karrierën e tij.
Në fakt, sot gara në lëshim nuk u mbajt në Qendrën e Skive në Saalbach-Hinterglemm të Austrisë.
Cila është arsyeja?
Arsyeja është era dhe pjerrësia nuk ishte e përshtatshme për ski.
]Odermatt është kampion në lëshim me 552 pikë, duke e lënë pas francezin Cyprien Sarrazin (510 pikë).