Federata e Skitarisë së Kosovës ka bërë të ditur se me sukses ka përfunduar kampi trajnues për skiatorë.
Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj ishin pjesëmarrës në kamp.
“Anëtarët e kombëtares sonë në skijim Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, kanë përmbyllur me sukses kampin trajnues 4 - ditor për disiplinat e shpejta që u zhvillua në Val Gardena të Italisë. Ky kamp u mundësua nga Programi i FIS për vendet në zhvillim dhe nga Federata Skitare e Kosovës.
Nga prononcimi i sportistëve tanë për FSK-në, ky kamp edhe pse i shkurt, ishte shumë domethënës dhe i mirëseardhur për të fuqizuar edhe më tej potencialin e tyre në disiplinat e shpejta si Downhill (DH) apo Lëshimi dhe SuperG (SG) apo Supersllallomi i Madh”, - njofton FSK.