Hirscher e lë të hapur rikthimin për garën në Solden

Skijim

Hirscher e lë të hapur rikthimin për garën në Solden

Nga: K.Goca Më: 8 tetor 2024 Në ora: 14:13
Marcel Hirscher

Po afrohet edicioni i ri i skive dhe bashkë me të edhe rikthimi i skiatorit austriak, Marcel Hirscher.

“Në prill, Marcel Hirscher (35 vjeç) njoftoi se po kthehej në garën e skive pesë vjet pas pensionimit të tij. 

Që nga atëherë, tifozët mezi presin fillimin e sezonit.

Megjithatë, është e diskutueshme nëse tetë herë fituesi i Kupës së Botës do të startojë në Solden (Austri) pas 19 ditësh”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

“Do të ishte plani dhe dëshira ime që të kthehesha atje”, thotë Hirscher në programin “Sport and Talk in Hangar 7” në Servus TV. Dhe shton se vendimi për të filluar do të merret më së voni të premten para garës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat