Ish-olimpisti kanadez dhe snouborder Rajan Ueding është akuzuar për drejtimin e një operacioni të kontrabandës së drogës dhe vrasjeve të planifikuara.
Ai dikur ishte një snoubordist i suksesshëm, duke u renditur i 24-ti në slalomin e Lojrave Olimpike në vitin 2022 në Solt Lejk Siti, por tani FBI ka një person të kërkuar të quajtur “Operation Slalom” për të.
Agjencia amerikane po ofron 50 mijë dollarë për këdo që ka informacion për kriminelin tashmë 43-vjeçar. Ueding kërkohet për gjoja menaxhimin dhe pjesëmarrjen në një operacion të trafikut të drogës që dërgonte në mënyrë rutinore qindra kilogramë kokainë nga Kolumbia, përmes Meksikës, në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.
Urdhri i arrestit pretendon se Ueding ishte përfshirë në organizimin e vrasjeve të shumta të lidhura me drogën.
Ai përdorte emra të koduar si “Boss”, “Giant”, “Public Enemy” dhe mbrohej nga karteli famëkeq “Sinaloa” i Meksikës, të cilit i transferonte 60 tonë kokainë në vit.