Federica Brignone starton me fitore në edicionin e ri

Skijim

Federica Brignone starton me fitore në edicionin e ri

Nga: K.G. Më: 26 tetor 2024 Në ora: 14:44
Federica Brignone

Skiatorja italiane, Federica Brignone, ka startuar me fitore në edicionin e ri të skijimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Solden të Austrisë.

Federica Brignone zuri vendin e parë në sllallomin e madh me kohë të kaluar 2:16.05 minuta.

Skiatorja italiane doli më e shpejtë për 17 qindtat se Alice Robinson dhe një minutë e tetë sekonda para Julia Scheib.

Mikaela Shiffrin doli e para në grahjen e parë por nuk i shkoi mbarë edhe në të dytën dhe përfundoi në pozitën e pestë.

Renditja

1. Federica Brignone (Italia) 2:16.05
2. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0.17
3. Julia Scheib (Austria) +1,08 
4. Katie Hensien (SHBA) +1.11
5. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1.21
6. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +1.38
7. Nina O'Brien (SHBA) +1.43
8. Katharina Liensberger )Austria) +1.49
9. Mina Fuerst Holtmann (Norvegjia) +1.54
10. Lena Durr (Gjermania) +1.56

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat