Skiatorja e Shqipërisë bën mrekulli në Kupën e Botës 

Skijim

Skiatorja e Shqipërisë bën mrekulli në Kupën e Botës 

Nga: K. Goca Më: 26 tetor 2024 Në ora: 15:06
Lara Colturi

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka shënuar rezultat fantastik në sllallomin e madh që u mbajt në Solden të Austrisë. 

Lara Colturi renditet në vend të 16-të me kohë më të dobët për 2 sekonda e 19 qindtat se fituesja e garës, Federica Brignone.

Një rezultat i mirë për skiatoren me origjinë italiane e me nënshtetësi shqiptare.

Padyshim që bëri mrekulli për faktin se të renditesh në vend të 16-të në një konkurrencë të fortë, është treguesi më i mirë se kjo talente mund të arrijë edhe më shumë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat