Përplasi kokën në akull, ndahet nga jeta sportistja 20-vjeçare

Skijim

Përplasi kokën në akull, ndahet nga jeta sportistja 20-vjeçare

Më: 29 tetor 2024 Në ora: 11:02
Matilde Lorenzi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në ski.

Një skiatore e grupit sportiv të Ushtrisë Italiane, Matilde Lorenzi është ndarë nga jeta pas një aksidenti në shpatet e Val Senales gjatë një seance stërvitore.

Pikërisht gjatë stërvitjes, kur sportistja 20-vjeçare po zbriste shpatin, ka humbur kontaktin me borën dhe është përplasur rëndë. Fytyra e saj u përplas në akull, duke i shkaktuar dëmtime tepër të tmerrshme të cilat e çuan te vdekja.

Trajnerët e pranishëm në vendngjarje kanë ndërhyrë menjërherë, por pa rezultat.

Këta të fundit janë dhe dëshmitarët e vetëm për këtë ngjarje tragjike, teksa do të merren në pyetje për zbardhjen e mëtejshme të dinamikës së aksidentit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat