Gut – Behrami po përgatitet për garën e sllallomit të madh në Killington

Skijim

Gut – Behrami po përgatitet për garën e sllallomit të madh në Killington

Nga: K.G. Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 14:04
Lara Gut-Behrami

Skiatorja Lara Gut-Behrami, bashkëshortja e ish futbollistit Valon Behrami, po stërvitet pas lëndimit për sllallomin e madh që do të mbahet në Killington. 

Në të njëjtën kohë, ajo është në kërkim të një sponsori të ri pas përfundimit të bashkëpunimit me Ragusa-n. Diskutimet me sponsorët e mundshëm janë në vazhdim.

“Lara Gut-Behrami, në ditën e garës më 30 nëntor, ajo dëshiron të rifitojë imazhin për veten që humbi në tetor për shkak të një lëndimi në gju dhe një gripi që zgjati për disa ditë.

Gut-Behrami aktualisht është shumë aktive jashtë borës dhe jashtë sallës së fitnesit. Deri në çfarë mase?

Ajo dhe menaxheri i saj Alexandre Ahr ("Negociatat tona janë konfidenciale") janë ende në kërkim të një sponsori kryesor të përshtatshëm”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

"Me sa di unë, po zhvillohen diskutime të ndryshme",-  thotë Diegouger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat