Lindsey Vonn, 40-vjeçarja amerikane, duket se po rikthehet në skijimin aktiv përkatësisht në Botëror.
“Ajo do të bëjë një hap të rëndësishëm drejt kësaj të premteje”, - ka raportuar mediumi zvoiceran “Blick”.
Siç tregon Vonn për “New York Times”, ajo do të jetë sërish pjesë e ekipit amerikan të skive.
Vonn nuk mund të thotë se kur do të paraqitet saktësisht në gara pas rikthimit të saj.
Por ajo shpreson se kjo mund të ndodhë gjatë këtij dimri.
Ajo shpreson "që mund të arrij diçka në garat e Kupës së Botës për femra në Beaver Creek në mes të dhjetorit".
“Unë kam ambicie. Më pëlqen ngasja e shpejtë. Sa shpejt mund të ngas? Nuk e di”.
Ajo dëshiron të përqendrohet në lëshim dhe supersllallom të madh. Ajo nuk i shmanget rrezikut.
“Askush nuk është i imunizuar nga rreziqet e skijimit, por unë e dua atë dhe është një rrezik që jam e gatshme ta marr”.
Ajo nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike të vitit 2026-ës.
Vonn ka 82 fitore në Kupën e Botës, fitoi Kupën e Botës katër herë dhe 16 topa të vegjël të kristalit, u bë kampione olimpike dhe dy herë kampione botërore.
Duhet theksuar se në vitin 2019 u tërhoq nga skijimi aktiv.