Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ka festuar sot me me stil fitoren e parë në edicionin e sivjetshëm në disiplinën e sllallomit që u mbajt në Levi të Finlandës.
Amerikanja është më e mira në Levi dhe për të tetën herë ngadhënjen në këtë vend në karrierën e saj.
Përndryshe ajo ka 98 fitore në karrierë dhe dy fitore e ndajnë nga e 100-ta.
Mikaela Shiffrin doli e para me kohë të kaluar për 1:47,20 minuta, me 79 qindtat e sekondës para Katharina Liensbergerit dhe 83 para gjermanes Lena Durr.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:47,20
2. Katharina Liensberger (Austria) +0,79
3. Lena Dürr (Gjermania) +0,83
4. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +1.28
5. Camille Rast (Zvicra) +1.31
6. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +1.33
7. Melanie Meillard (Zvicra) +1.43
8. Paula Moltzan (SHBA) +1.51
9. Emma Aicher (Gjermania) +1.54
10. Laurence St-Germain (Kanada) +2.25