Milaim Kelmendi është rizgjedhur kryetar i Federatës së Skitarisë së Kosovës.
Kuvendarët në mënyrë unanime e votuan Kelmendin, që të drejtojë këtë institucion për katër vitet e ardhshme.
Kelmendi ka thënë se do të përkushtohet me terë qenien e tij për rritjen e nivelit të këtij sporti me traditë.
Kelmendi ka disa plane për të mirën e këtij sporti, sidomos për të arritur rezultatet edhe më të mira në gara ndërkombëtare.