Skiatorja e Suedisë, Sara Hector, ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Suedezja doli e para me kohë të kaluar për 1:53,08 minutë, ishte më e shpejt për 54 qindtat se kroatja Zrinka Ljutiç dhe 1 sekondë e pesë qindta se Camille Rast e Zvicrës.
Skiatorja amerikane e pafat, Mikaela Shiffrin.
“Mikaela Shiffrin udhëhoqi pas grahjes së parë të sllallomit të madh në Killington dhe po ndiqte fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës në finale, por u tërhoq në mes të garës duke u rrëzuar dhe përfunduar në rrjetën e sigurisë”, ka shkruar media sllovene “RTV,slo”.
Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka shënuar edhe një sukses, duke përfunduar në Top 10-sh. Ajo përfundoi në vend të nëntë me kohë më të dobët për 2 sekonda e 54 qindtat se fituesja e garës.
Renditja
1. Sara Hector (Suedia) 1:53,08
2. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +0,54
3. Camille Rast (Zvicra) +1,05
4. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +1.06
5. Paula Moltzan (SHBA) +1.49
6. Nina O'Brien (SHBA) +1.73
7. Neja Dvornik (Sllovenia) +1.80
8. Ricarda Haaser (Austria) +2.13
9. Valérie Grenier (Kanada) +2.54
9. Lara Colturi (Shqipëria) +2.54
Renditja e përgjithshme e Kupës së Botës
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 245 pikë
2. Camille Rast (Zvicra) 187
3. Zrinka Ljutiç (Kroacia) 162
4. Sara Hector (Suedia) 160
5. Katharina Liensberger (Austria) 148