Fundjava amerikane në pistën e Killington për skiatoren shqiptare Lara Colturi është mbyllur me një vend të tetë, këtë herë në disiplinën e sllallomit, i vlefshëm për Kupën e Botës në ski.
Skiatorja 18-vjecare kuqezi u rendit në vendin e nëntë një ditë më parë, në sllallomin gjigant të zhvilluar po në këtë pistë. Rezultate këto që konfirmojnë formën e mirë të Lara Colțuri.
Pa zbritjes së parë, Colturi ishte e 13-ta me kohën 55”04, ndërsa në zbritjen e dytë paraqitja e saj ishte më e mirë, duke regjistruar kohën 53”29 dhe fitoi pesë pozicione në renditje.
Kështu, pas dy zbritjeve, skiatorja shqiptare dha kohën e përgjithshme 1’48”33, duke u klasifikuar në vendin e tetë. Në të gjitha garat e Kupës së Botës që ka marrë pjesë këtë sezon, Colturi ka qenë brenda “top-10”.