Skiatorja e Zvicrës, Camille Rast, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:46.87 minuta, me kohë më të mirë për 57 qindtat se bashkëkombësja Wendy Holdener dhe suedezja Anna Swenn-Larsson.
Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka shënuar edhe një sukses të madh, duke u renditur në vend të tetë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 46 qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës.
Renditja
1. Camille Rast (Zvicra) 1:46.87
2. Wendy Holdener (Zvicra)+0.57
2. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +0.57
4. Lena Durr (Gjermania) +0.60
5. Melanie Meillard (Zvicra) +0.77
6. Zrinka Ljutiq (Kroacia) +1.27
7. Laurence St-Germain (Kanada) +1.42
8. Lara Colturi (Shqipëria) +1.46
9. Katharina Liensberger (Austria) +1.56
10. Andreja Slokar (Sllovenia) +1.61
Renditja e përgjithshme e Kupës së Botës
1. Camille Rast (Zvicra) 287
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) 245
3. Zrinka Ljutiq (Kroacia) 202
4. Sara Hector (Suedia) 182
5. Lena Dürr (Gjernania) 181
6. Katharina Liensberger (Austria) 177
7. Wendy Holdener (Zvicra) 173
8. Lara Colturi (Shqipëria) 156
9. Anna Swenn-Larsson (Suedia) 146
10. Paula Moltzan (SHBA) 141