Shiffrin e lënduar, Gut-Behrami gati! 

Skijim

Shiffrin e lënduar, Gut-Behrami gati! 

Nga: K. Goca Më: 4 dhjetor 2024 Në ora: 16:40
Gut - Behrami

A do ta arrijë skiatorja Lara Gut-Behrami triumfin e tretë të përgjithshëm në Kupën e Botës? 

Rivalja e saj më e madhe, Mikaela Shiffrin, është jashtë garës tani për tani.

“Numri 100 – magjik, është i paarritur më parë, historik. Në javët e fundit, Mikaela Shiffrin (29 - vjeçare) ka qenë e gjitha e lidhur me këtë shifër.

Nuk është çudi, pasi ajo e kishte në duart e saja për të festuar fitoren e 100-të në karrierën e saj në Kupën e Botës në shtëpi në Killington (SHBA). Shiffrin nuk përfundoi në podiumin e lartë, por në shtratin e spitalit”, ka shkruar media zvicerane “Blick”.

Shiffrin pas rrëzimit në shteg në garën e kaluar është lënduar dhe nuk dihet sa do të mungojë. 

Gut-Behrami ndihet "shumë më mirë" dhe është gati.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat