Skiatori norvegjez, Henrik Kristoffersen, fitoi në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës që u mbajt në Val d'Isere.
Suksesin e norvegjezëve e plotësoi Atle Lie McGrath duke u renditur në vendin e dytë.
Kristoffersen doli i pari me kohë të kaluar për 1:36.40 minuta, me kohë më të mirë për 52 qindtat se Atle Lie McGrath dhe 89 qindtat se zvicerani Loic Meillard.
Në disiplinën e sllallomit, Kristoffersen udhëheq me 220 pikë, pasojnë Noel me 200 e Meillard me 165.
Në renditjen e përgjithshme, Kristoffersen kryeson me 390 pikë, pasojnë Mcgrath 282 e Odermatt me 280.
Renditja
1. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) 1:36.40
2. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0.52
3. Loic Meillard (Zvicra) +0.89
4. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) +0.95
4. Manuel Feller (Austria) +0.95
6. Samuel Kolega (Kroacia) +1.07
7. Tobias Kastlunger (Italia) +1.13
8. Timon Haugan (Norvegjia) +1.20
9. Dave Ryding (Britania e Madhe) +1.22
10. Alex Vinatzer (Italia) +1.27