Skiatorja italiane, Sofia Goggia, ka shënuar fitore në disiplinën e supersllallomit të madh që u mbajt në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sofia Goggia zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:03.90 minuta, duke lënë pas për 48 qindtat skitoren e Zvicrës, Lara Gut – Behrami.
Ariane Radler e Austrisë përfundoi në pozitën e tretë me 55 qindtat e sekondës më të dobët se fituesja e garës.
Renditja
1. Sofia Goggia (Italia) 1:03.90
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.48
3. Ariane Rädler (Austria) +0.55
4. Cornelia Hütter (Austria) +0.60
5. Federica Brignone (Italia) +0.64
6. Marta Bassino (Italia) +0.80
7. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0.95
8. Romane Miradoli (Franca) +1.13
9. Elena Curtoni (Italia) +1.14
9. Michelle Gisin (Zvicra) +1.14
Renditja e përgjithshme në Kupën e Botës
1. Camille Rast (Zvicra) 287 pikë
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) 245
3. Zrinka Ljutiq (Kroacia) 202
4. Sara Hector (Suedia) 182
5. Lena Dürr (Gjermania) 181