Gruaja e Valon Behramit befason me deklaratë, kështu e sheh veten në moshën 40 - vjeçare 

Skijim

Gruaja e Valon Behramit befason me deklaratë, kështu e sheh veten në moshën 40 - vjeçare 

Nga: K. Goca Më: 19 dhjetor 2024 Në ora: 23:40
Lara Gut – Behrami,

Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut – Behrami, kampionja e botës, është shprehur e kënaqur por e lodhur para garave të Kupës së Botës në St. Moritz. 

Ajo konsiderohet favorite për garën supersllallomit të madh dhe i sheh kushtet e shtegut si epërsi, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Gut – Behrami është gruaja e ish futbollistit të njohur, Valon Behrami.

“Lara Gut-Behrami planifikon që të kalojë Olimpiadën e 2026-ës, pastaj jetën familjare në vend që të garojë”, ka shkruar më tej mediumi zviceran.

“Rikthimi i Lindsey Vonn është në prag në St. Moritz. Një rikthim në moshën 40-vjeçare, pas një pushimi gjashtëvjeçar”, shkruan më tej.

Lara Gut-Behrami sigurisht që nuk do të garojë më në moshën 40-vjeçare dhe nuk do të rikthehet.

Ajo tani është 33 vjeçe dhe planifikon të garojë deri në Lojërat Olimpike të 2026-ës, çfarë do të bëjë kur të jetë 40 vjeçe?

Shpresoj të kem disa fëmijë dhe të shijoj jetën me burrin tim. Unë do të jem ende me ski, por jo më me veshje garash”, tha Gut – Behrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat