Austriakja Cornelia Hutter është fituese e disiplinës së supersllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në St. Moritz të Zvicrës.
Hutter doli e para me kohë të kaluar për 1:15,18 minuta, duke lënë prapa për 18 qindtat zviceranen Lara Gut-Behram.
Soffia Goggia e Italisë përfundoi në pozitën e tretë me kohë më të ngadalshme për 33 qindtat se fituesja e garës.
Gut - Behrami
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Rast kryeson me 287 pikë, pasojnë Hutter 250, Shiffrin 245, Goggia 240, Gut-Behrami 240, Brignone 219 pikë etj.
Në supersllallom të madh Goggia e Gut – Behrami kryesojnë me nga 160 pikë, duke lënë pas austriaken Hutter me 150 sosh.
Renditja
1. Cornelia Hutter (Austria) 1:15,18
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,18
3. Sofia Goggia (Italia)+0,33
4. Elena Curtoni (Italia) +0.42
5. Federica Brignone (Italia) +0.43
6. Laura Pirovano (Italia) +0.70
7. Ester Ledecka (Çekia) +0.75
7. Lauren Macuga (SHBA) +0.75
9. Mirjam Puchner (Austria) +0.76
10. Corinne Suter (Zvicra) +0.80