Fitore e madhe e yllit zviceran

Skijim

Fitore e madhe e yllit zviceran

Nga: K. Goca Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 15:12
Marco Odermatt

Ylli zviceran Marco Odermatt është fituesi i madh i sllallomit të madh të Kupës së Botës në Alta Badia të Italisë.

Në finale, ai sulmoi nga vendi i tretë dhe nënshtroi të gjithë rivalët e tij. 

I dyti ishte francezi Leo Anguenot, i treti norvegjezi Alexander Steen Olsen.

Marco Odermatt zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:31.45 minutë apo me kohën më të mirë për 85 qindtat se Leo Anguenot dhe 88 qindtat se Steen Olsen. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 540 pikë, pasojnë Kristoffersen me 419, Mcgrath 322 pikë etj. 

Në sllalom të madh, Odermatt udhëheq me 200 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen me 199 e Steen Olsen 189 pikë.

Renditja 

1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:31.45
2. Leo Anguenot (Franca) +0.85
3. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +0.88
4. Filip Zubçiç (Kroacia) +0.93
5. Timon Haugan (Norvegjia) +1.03
6. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +1.25
7. Zhan Kranjec (Sllovenia) +1.72
8. Alex Vinatzer (Italia) +1.94
9. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1.99
10. Thibaut Favrot (Franca) +2.11

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat