Skiatori Alexis Monney ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës që u mbajt në Bormio të Italisë.
Skiatori i Zvicrës zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:53.43 minuta, ishte më i shpejt për 24 qindtat se bashkëkombësi i tij Franjo von Allmen.
Kanadezi Cameron Alexander ngeci për 74 qindtat nga fituesi i garës duke u renditur në pozitën e tretë.
Odermatt kryeson me 225 pikë në disiplinën e lëshimit, i ndjekur nga Von Allmen (163) e Murisier (142).
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 585 pikë, pasojnë Kristoffersen (469) e Mcgrath (382).
Renditja
1. Alexis Monney (Zvicra) 1:53.43
2. Franjo von Allmen (Zvicra) +0.24
3. Cameron Alexander (Kanada) +0.72
4. Mattia Casse (Italia) +0.79
5. Marco Odermatt (Zvicra) +0.80
6. Justin Murisier (Zvicra) +0.81
7. Miha Hrobat (Sllovenia) +0.87
8. Vincent Kriechmayr (Austria) +1.12
9. Marco Kohler (Zvicra) +1.17
10. Nils Allegre (Franca) +1.26