Skiatorja e Italisë, Federica Brignone, ka dominuar në disiplinën e sllallomit të madh që u mbajt në Semmering të Austrisë.
Federica Brignone doli e para me kohë të kaluar për 2:03,14 minuta, me epërsi prej 57 qindtat se suedezja Sara Hector.
Garuesja e Zelandës së Re, Alice Robinson, ka përfunduar në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 90 qindtat se fituesja e garës.
Gut - Behrami
Lara Gut-Behrami nuk ka treguar atë që pritej duke përfunduar në vend të nëntë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 83 qindtat nga vendi i parë.
Brignone kryeson me 319 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, pasojnë Rast (301), Gut-Behrami (269).
Në sllallom të madh, Brignone prin me 200 pikë, pasojnë Hector (196) e Robinson (140).
Renditja
1. Federica Brignone (Italia) 2:03,14
2. Sara Hector (Suedia) +0,57
3. Alice Robinson (Zelanda e Re) +0,90
4. Valerie Grenier (Kanada) +0.94
5. Paula Moltzan (SHBA) +1.11
6. Julia Scheib (Austria) +1.30
7. Marta Bassino (Italia) +1.33
8. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +1.44
9. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +1.83
10. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +2.08