Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, për një fije të flokut mbetet jashtë Top 10-shit në disiplinën e sllallomit të madh që u mbajt në Semmering të Austrisë.
Federica Brignone ngadhënjeu me kohë të kaluar për 2:03,14 minuta, me kohën më të mirë për 57 qindtat se suedezja Sara Hector.
Lara Colturi përfundoi në vend të 11-të me 2 sekonda e 14 qindtat larg vendit të parë dhe për 6-të ngeci nga pozita e dhjetë, Thea Louise Stjernesund.
Brignone kryeson me 319 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, pasojnë Rast (301), Gut-Behrami (269).
Në sllallom të madh, Brignone prin me 200 pikë, pasojnë Hector (196) e Robinson (140).