Skiatori Drin Kokaj ka shënuar një rezultat të mirë në Bansko të Bullgarisë.
Kokaj ka fituar pikë të reja në renditjen e FIS-it.
“Edhe një lajm shumë i mirë vjen nga anëtari tjetër i kombëtares Drin Kokaj!
Drini ka arritur që në garat që janë zhvilluar në Bullgari, të sigurojë normën Olimpike në displinën e sllallomit me 5 gara nën 120 pikë.
Kjo i hap rrugë fokusit për Kampionatin Botëror të radhës.
Shumë suksese të mëtutjeshme!", - ka njoftuar Federata Skitare e Kosovës me president Milaim Kelmendi.