Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, sërish ka mbetur jashtë Top 10-shit, kësaj radhe në disiplinën e sllallomit në kuadër të Kupës së Botës që u mbajt në Semmering të Austrisë.
E para doli kroatja Zrinka Ljutiq.
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:43,33 minuta apo më kohën më të mirë për 1 sekondë e 77 qindtat se vendi i dytë, skiatorja gjermane Lena Durr.
Culturi përfundoi në vend të 14-të me 3 sekonda e 70 qindtat larg vendit të parë apo për 57 qindtat larg Top 10-shit.