Adler Tschofenig fiton në Garmisch dhe merr kryesimin në renditjen e turneut të Vitit të Ri

Skijim

Adler Tschofenig fiton në Garmisch dhe merr kryesimin në renditjen e turneut të Vitit të Ri

Nga: K.G. Më: 1 janar 2025 Në ora: 20:16
Adler Tschofenig

Austriaku Adler Tschofenig ka fituar sot garën e kërcimeve me ski në Garmisch-Partenkirchen, ndalesa e dytë e turneut të Vitit të Ri Four Hills, duke marrë kryesimin në renditjen e turneut si dhe në Kupën e Botës.

Adler Tschofenig arriti fitoren e tretë në Kupën e Botës me një total prej 298.9 pikësh, ose kërcime 141.5 dhe 143 metra.

Vendin e dytë e zuri zvicerani Gregor Deschwanden, me 8.6 pikë prapa fituesit (kërcimet 138 dhe 140.5 metra), ndërsa në vendin e tretë austriaku Michael Heibeck me 289 pikë (145 dhe 137.5 metra).

Fituesi i vitit të kaluar i Garmisch, slloveni Anzhe Lanishek, zuri vendin e katërt, 0.7 pikë prapa Heibeck.

Në renditjen e përgjithshme të turneut kryeson Adler Tschofenig me 622.5 pikë, ndërsa bashkatdhetarët e tij Jan Herl (614.6) dhe Stefan Kraft (613.8) janë në vendin e dytë dhe të tretë.

Adler Tschofenig mori gjithashtu kryesimin në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës dhe tani është në vendin e parë me 796 pikë, ndërsa gjermani Pijus Pashke është në vendin e dytë me dy pikë më pak.

Turneu i Vitit të Ri vazhdon të shtunën në Innsbruck të Austrisë dhe dy ditë më vonë është caktuar gara finale në Bischofshofen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat