Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka lënë pa fjalë, duke arritur suksesin më të madh të skijimit shqiptar.
Lara Colturi është renditur në vend të dytë të Kupës së Botës që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Ky është sukses i madh i skiatores me origjinë nga Italia e me nënshtetësi shqiptare që la pa fjalë gjithë botën e skijimit.
Sara Hector fitoi bindshëm në sllallomin e madh që e përcollën gati pesë mijë tifozë.
Sara Hector nga Suedia zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:54.86 minuta apo më kohën më të shpejt për 1 sekondë e 42 qindtat e sekondës se skiatorja e Shqiprëisë.
Në podiumin e fituesve u ngjit edhe Alice Robinson (+1.52).
Në sllallom të madh, Brignone kryeson me 200 pikë, pasojnë Hector me 196, Robinson me 140 pikë etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Rast udhëheq me 351 pikë, pasojnë Ljutiç 334, Birgnone 319 pikë etj.
Renditja
1. Sara Hector (Suedia) 1:54.86
2. Lara Colturi (Shqipëria) +1.42
3. Alice Robinson (Zelanda e Re) +1.52
4. Julia Scheib (Austria) +1.86
5. Sofia Goggia (Italia) +2.07
6. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +2.11
7. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +2.23
8. Neja Dvornik (Sllovenia) +2.67
8. Camille Rast (Zvicra) +2.67
10. A.J. Hurt (SHBA) +2.73