Gut - Behrami sërish mungon në ngjarjen e madhe 

Skijim

Gut - Behrami sërish mungon në ngjarjen e madhe 

Nga: K.G. Më: 4 janar 2025 Në ora: 22:59
Gut - Behrami

Në garën e sotme (sllallomi i madh) në Kranjska Gora (Slloveni) Lara Gut-Behrami ka përfunduar në vend të gjashtë, dhe në Zurich - Oerlikon në Sport Awards ajo konsiderohet si favorite për të fituar çmimin e Vitit 2024. 

A do të shpallet për herë të tretë sportiste e vitit?

Lara Gut-Behrami nuk do të jetë sërish e pranishme në Çmimet Sportive. 

Ajo është favoritja kryesore për titullin Sportiste e Vitit 2024.

Kush është sportistja më e mirë zvicerane në vitin 2024? 

Kjo është pikërisht pyetja që do të bëhet mbrëmjen e së dielës për Çmimin e Vitit, kur trofeu i lakmuar do të ndahet për herë të 74-të. Në pranverë, ajo festoi trofeun e Kupës së Botës, në sllallomin e madh dhe supersllallomin e madh u kurorëzua mbretëresha e skive.

Pesë sportistët të tjerë të shquar zviceranë janë në përzgjedhje: Julie Derron (triatlon), Mathilde Gremaud (stil i lirë i skive), Mujinga Kambundji (atletikë), Chiara Leone (qitje) dhe Angelica Moser (shtizë)”, ka shkruar mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat