Skiatorja kroate Zrinka Ljutiç ka shënaur fitore në sllallomin e Kupës së Botës në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Në finale, ajo i rezistoi presionit dhe mbajti epërsinë ndaj zviceranes Wendy Holdener që zuri vendin e dytë.
Zrinka Ljutiç doli e para me kohë të kaluar për 1:39.62 minuta, me 16 qindtat para zviceranes Wendy Holdener e 1 sekondë e 19 qindtat se suedezja Anna Swenn-Larsson.
Skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi u klasifikua në vendin e 13-të.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Ljutiç kryeson me 456 pikë, pasojnë Hector 447, Rast 433 sosh etj.
Në sllallom Ljutiç prin me 309 pikë, pasojnë Rast me 305 dhe Holdener 265 pikë. etj.
Renditja
1. Zrinka Ljutiç (Kroacia) 1:39.62
2. Wendy Holdener (Zvicra) +0.16
3. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +1.19
4. Camille Rast (Zvicra) +1.36
5. Melanie Meillard (Zvicra) +1.44
6. Sara Hector (Suedia) +1.96
7. Andreja Slokar (Sllovenia) +2.35
8. Katharina Truppe (Austria) +2.40
9. Katharina Liensberger (Austria) +2.50
10. Marie Lamure (Franca) +2.68