Pas podiumit të një dite më parë (e data në sllallomin e madh), sot skiatorja e Shqipërisë Lara Colturi u klasifikua në vendin e 13-të në garën e sllallomit, zhvilluar në pistën e Kranka Gora (Slloveni), e vlefshme për Kupën e Botës në ski.
Skiatorja kuqezi dha kohën e përgjithshme 1’42”50 pas dy zbritjeve.
Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua në vendin e 12-të me kohën 52”14.
Ndërsa në zbritjen e dytë, koha e saj është 50”36, duke humbur një pozicion.
Gjithsesi, paraqitja e 18-vjecares kuqezi ishte e mirë, duke qenë gjithnjë mes skiatoreve më të mira (62 në start sot në garë). Ajo grumbulloi të tjera pikë të rëndësishme në renditjen e Kupas së Botës për femra.
Këtë sezon, Lara Colturi ka kaluar gjithnjë raundin e parë dhe gjithnjë ka qenë në “top-15” më të mirat. Në dy gara, Austri dhe Sloveni, ajo ka mundur të renditet dy herë e dyta, podiumet e para të saj në karrierë dhe të Shqipërisë.