Për herë të parë në histori, Shqipëria gjendet në Top 10-shin e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës në skijim.
Skiatorja Lara Colturi po bën krenar shtetin shqiptar, dje doli e dyta në disiplinën e sllallomit të madh dhe sot e 13-të në sllallom që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Lara Colturi aktualisht është në vend të 7-të në renditjen e përgjithshme me 298 pikë, një plasman që Shqipëria kurrë nuk e ka pasur dhe është historike.
Bota e habitur me këtë rezultat të kësaj skiatore të talentuar.
Zinka Ljutiç, skiatore e Kroacisë, kryeson renditjen e prëgjtishme me 456 pikë.
Renditja e përgjithshme
1. Zinka Ljutiç (Kroacia) 456 pikë
2. Sara Hector (Suedia) 447
3. Camille Rast (Zvicra) 433
4. Federica Brignone (Italia) 319
5. Wendy Holdener (Zvicra) 316
6. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 309
7. Lara Colturi (Shqipëria) 298
8. Sofia Goggia (Italia) 285
9. Lena Dürr (Gjermania) 276
10. Katharina Liensberger (Austria) 266