Skiatori bullgar, Albert Popov, ka shkaktuar senzacion sonte duke shënuar fitore në disiplinën e sllallomit.
Albert Popov ngadhënjeu me kohë të kaluar për 1:45.22 minuta, në garën që u mbajt në Madonna di Campiglio të italisë. Loic Meillard i Zvicrës renditet në vend të dytë me kohë më të dobët për 44 qindtat e sekondës së vendi i parë dhe ishte më i shpejt për dy qindtat se pozita e tretë Samuel Kolega.
Në sllallom Meillard kryeson me 325 pikë, pasojnë Kristoffersen (315), Noel (240) etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt (630), Kristoffersen (514), Meillard (394).
Renditja
1. Albert Popov (Bullgaria) 1:45.22
2. Loic Meillard (Zvicra) +0.44
3. Samuel Kolega(Kroacia) +0.46
4. Steven Amiez (Franca) +0.64
5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0.74
6. Linus Straßer (Gjermania) +0.82
7. Daniel Yule (Zvicra) +0.87
8. Benjamin Ritchie (SHBA) +0.92
9. Lucas Pinheiro Braathen (Brazili) +1.03
10. Fabio Gstrein (Austria) +1.05