Skiatorja Federica Brignone ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, që u mbajt në St. Anton të Austrisë.
Federica Brignone zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:16,08 minuta, me kohën më të mirë për 7 qindtat se zviceranja Malorie Blanc.
Ester Ledecka përfundoi në pozitën e tretë me 18 qindtat larg fitueses së garës.
Një arritje e madhe për skiatoren çeke është pozita e tretë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Ljutiç kryeson me 456 pikë, pasojnë Hector me 447, Rast 433 pikë etj.
Në lëshim Hutter udhëheq me 136 pikë, pasojnë Brignone 129, Ledecka 100 pikë etj.
Renditja
1. Federica Brignone (Italia) 1:16,08
2. Malorie Blanc (Zvicra) +0,07
3. Ester Ledecka (Çekia) +0,18
4. Laura Pirovano (Italia) +0.43
5. Stephanie Venier (Austria) +0.51
6. Lindsey Vonn (SHBA) +0.58
7. Cornelia Hütter (Austria) +0.61
8. Nina Ortlieb (Austria) +0.63
9. Lauren Macuga (SHBA) +0.73
10. Ariane Rädler (Austria) +0.79