Garë dramatike në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës që u mbajt në Adelboden të Zvicrës.
Skiatori i Francës, Clement Noël, ka shënuar fitore të ngushtë dhe me epërsi prej dy qindtat para vendit të dytë.
Noël doli i pari me kohë të kaluar për 1:51,53 minuta apo për 2 qindtat para brazilianit Lucas Braathen.
Norvegjezi Henrik Kristoffersen përfundoi në pozitën e tretë me 14 qindta larg francezit Noël.
Në sllallom Kristoffersen kryeson me 375 pikë, pasojnë Noël 340, Meillard 325 etj.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 630 pikë, pasojnë Kristoffersen 574 e Meillard me 394 pikë.
Renditja
1. Clement Noël (Franca) 1:51,53
2. Lucas Braathen (Brazili) +0,02
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0,14
4. Linus Straßer (Gjermania) +0.97
5. Fabio Gstrein (Austria) +1.25
6. Steven Amiez (Franca) +1.36
7. Filip Zubçiç (Kroacia) +1.55
8. Tanguy Nef (Zvicra) +1.58
9. Michael Matt (Austria) +1.59
10. Marc Rochat (Zvicra) +1.70