Skiatorja amerikane, Laura Macuga, ka shkëlqyer në disiplinën e supersllallomit të madh të Kupës së Botës që u mbajt në St. Anton të Austrisë.
Laura Macuga doli e para me kohë të kaluar për 1:17,51 minuta.
Stephanie Venier e Austrisë doli e dyta me kohë më të dobët për 68 qindtat se fituesja e garës.
Fituesja e disiplinës së lëshimit në ditën e djeshme, Federica Brignone e Italisë, sot doli në vend të tretë me kohë më të dobët për 92 qindtat se amerikanja.
Skiatorja amerikane Lindsey Vonn përfundoi në vend të katërt me 2 qindtat më e shpejt se Lara Gut-Behrami e Zvicrës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Brignone udhëheq me 479 pikë, pasojnë Ljutiq 456, Hector 447 pikë etj.
Në supersllallom të madh Gut – Behrami kryeson me 205 pikë, e ndjekur nga Goggia me 160, Hutter 158 sosh.
Renditja
1. Laura Macuga (SHBA) 1:17,51
2. Stephanie Venier (Austria) +0,68
3. Federica Brignone (Italia) +0,92
4. Lindsey Vonn (SHBA) +1.24
5. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +1.26
6. Kira Weidle-Winkelmann (Gjermania) +1.27
7. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +1.65
8. Corinne Suter (Zvicra) +1.76
9. Malorie Blanc (Zvicra) +1.80
9. Ricarda Haaser (Austria) +1.80