Për shtatë deri në dhjetë ditë do të dihet se kur do t'i rikthehet garave Mikaela Shiffrin, pas lëndimit që pësoi kur u rrëzua gjatë sllallomit të madh në Killington.
Shiffrin u lëndua më 30 nëntor derisa po përpiqej të arrinte fitoren e saj të 100-të në Kupën e Botës, kur pësoi një plagë në stomak.
Ajo iu nënshtrua një operacioni dhe javën e kaluar ajo la të kuptohej në rrjetet sociale se është në rrugën e duhur të rikthimit.
Shiffrin stërvitet në Colorado.
"Pyetja është se sa shpejt ajo mund të kthehet në nivelin e intensitetit të Kupës së Botës?
Mbetet për t'u parë. Por ajo do të bëjë gjithçka për t'u përgatitur mirë në një kohë të arsyeshme. Ky është një objektiv që mund të ndryshojë", sipas deklaratës së ekipit amerikan.