Mbi 40 mijë shikues, Odermatt feston në lëshim 

Skijim

Mbi 40 mijë shikues, Odermatt feston në lëshim 

Nga: K. Goca Më: 18 janar 2025 Në ora: 14:46
Marco Odermatt

Mbi 40,000 shikues përgjatë shtegut Lauberhorn në Wengen të Zvicrës, ishin dëshmitarë të një gare të fortë në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës në skijim. 

Zvicerani Marco Odermatt festoi, ndërsa bashkëkombësi i tij Franjo von Allmen përfundoi në vend të dytë.

Miha Hrobat doli në vend të tretë, i cili ishte në vendin e parë për një kohë të gjatë por përfundoi në të tretin. 

Image

Tre skiatorët më të mirë

Ai, u tejkalua vetëm nga zvicerani Franjo von Allmen, fituesi i supersllallomit të madh në ditën e djeshme. 

Pastaj Franjo von Allmen u rrëzua nga vendi i parë nga bashkokëmbësi i tij Marco Odermatt.

Skiatori Odermatt doli i pari me kohë të kaluar për 2:22.58 minuta, la pas për 37 qindtat Franjo von Allmen dhe 57 qindtat Miha Hrobat.

Renditja 

1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:22.58
2. Franjo von Allmen (Zvicra) +0.37
3. Miha Hrobat (Sllovenia)+0.57
4. Dominik Paris (Italia) +0.69
5. Cameron Alexander (Kanada) +0.71
6. Bryce Bennett (SHBA) +0.83
7. Justin Murisier (Zvicra) +1.18
8. James Crawford    (Kanada) +1.28
9. Florian Schieder (Italia) +1.37
10. Ryan Cochran-Siegle (SHBA) +1.45

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat