Skiatorja italiane, Federica Brignone, është në formën më të mirë.
Brignone ka shënuar fitoren e 31 në karrierën e saj në Kupën e Botës.
Ajo sot ngadhënjeu në garën e supersllallomit të madh që u mbajt Cortina d'Ampezzo të Italisë.
Federica Brignone doli e para me kohë të kaluar për 1:21.64 minuta, me kohën më të mirë për 58 qindtat se Lara Gut-Behrami dhe 1 sekondë e 8 qindtat se Corinne Suter.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Brignone kryeson 639 pikë, pasojnë Rast 533 e Hector 507.
Në supersllallom Gut – Behrami prin me 285 pikë, pasojnë Brignone 250 e Goggia 196.
Renditja
1. Federica Brignone (Italia) 1:21.64
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.58
3. Corinne Suter (Zvicra) +1.08
4. Elena Curtoni (Italia) +1.11
5. Ricarda Haaser (Austria) +1.14
6. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +1.22
7. Sofia Goggia (Italia) +1.25
8. Ariane Radler (Austria) +1.45
9. Cornelia Hütter (Austria) +1.47
10. Emma Aicher (Gjermania) +1.50