Robinson ngadhënjen! Gut – Behrami e dyta dhe skiatorja e Shqipërisë bën mrekullinë

Skijim

Robinson ngadhënjen! Gut – Behrami e dyta dhe skiatorja e Shqipërisë bën mrekullinë

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2025 Në ora: 15:02
Lara Gut - Behrami, Alice Robinson dhe Paula Moltzan

Skiatorja e Zelandës së Re, Alice Robinson, është fituese në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës që u mbajt në Kronplatz të Italisë.

Alice Robinson zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:55.28 minuta, me kohën më të mirë për 56 sekonda se zviceranja Lara Gut – Behrami.

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka bërë mrekulli duke u renditur në vend të katërt me 1 sekondë e 22 qindtat larg vendit të parë.

Brignone kryeson në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, me 639 pikë, pasojnë Gut-Behrami me 584 e Rast 562. 

Në sllallomin e madh Robinson udhëheq me 300 pikë, i ndjekur nga Hector 296, Brignone 200 pikë etj.

Renditja

1. Alice Robinson (Zelanda e Re) 1:55.28
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.56
3. Paula Moltzan (SHBA) +0.94
4. Lara Colturi (Shqipëria) +1.22
5. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +1.32
6. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +1.50
7. Britt Richardson (Kanada) +1.65
8. Valerie Grenier (Kanada) +1.68
9. Camille Rast (Zvicra) +1.75
10. Nina O'Brien (SHBA) +1.94

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat