Lara Gut – Behrami: Nuk po dorëzohem

Skijim

Lara Gut – Behrami: Nuk po dorëzohem

Nga: K. Goca Më: 21 janar 2025 Në ora: 17:09
Lara Gut-Behrami

Rruga e Lara Gut-Behramit këtë dimër është më e fortë nga sa kishte shpresuar.

“Vitin e kaluar gjithçka ishte e qartë, tani më duhet të luftoj më fort”, - thotë ajo, transmeton mediumi zviceran “Blick”.

Gut – Behrami sot ka përfunduar në vend të dytë në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës që u mbahjt në Kronplatz (Itali).

E para: Gut-Behrami dëshmoi se e ka gjetur lëvizjen e saj të shpejtë.

“Edhe nëse bëj gabime, kjo është pozitive. 

Unë i besoj vetes përsëri”, tha Gut – Behrami.

 “Unë jam ende duke luftuar, nuk po dorëzohem. 

Jam krenare për këtë”, thotë ajo.

Së dyti, Gut-Behrami është vetëm 55 pikë prapa në luftën për “Globin e madh të kristaltë”. 

"Unë nuk e shoh këtë, ka ende shumë gara", thotë ajo çdo herë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat