Skiatori i Zvicrës, Marco Odermatt, është në formë më të mirë dhe deri me tani pa konkurrencë në luftë për kreun e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës.
Marco Odermatt ka shënuar fitore në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Kitzbühel të Austrisë.
Zvicerani doli i pari me kohë të kaluar për 1:13,25 minuta apo për 11 qindtat ishte më i shpejt se austriaku Raphael Haaser.
Stefan Rogentin i Zvicrës përfundoi në vend të tretë me 230 qindtat e sekondës më pak se fituesi i garës.
Odermatt udhëheq në renditjen e përgjithshme me 966 pikë, pasojnë Kristoffersen (634), Meillard (542) pikë etj.
Në supersllallom të madh Odermatt prin me 341 pikë, pasojnë Kriechmayr (222), Moeller (220).
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:13,25
2. Raphael Haaser (Austria) +0,11
3. Stefan Rogentin (Zvicra) +0,30
4. Franjo von Allmen (Zvicra) +0.45
5. Cameron Alexander (Kanada) +0.60
6. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia) +0.66
7. Mattia Casse (Italia) +0.67
8. James Crawford (Kanada) +0.69
9. Justin Murisier (Zvicra) +0.72
10. Felix Monsen (Suedia) +0.76