Skiatorja e Italisë, Federica Brignone, shkëlqeu në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës.
Në një garë dramatike që u mbajt në Qendrën e Skive në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë, Brignone ngadhënjeu me kohë të kaluar për 1:35,83 apo për 1 qindtat e sekondës ishte më e shpejt se bashkëkombësja Sofia Goggia.
Skiatorja e Zvicrës, Corinne Suter, ka përfunduar në vend të tretë me kohë më të dobet për 19 qindtat se fituesja e garës, duke lënë pas për 6 qindtat amerikanen Breezy Johnson dhe për 18 qindta zviceranen Lara Gut – Bedhrami.
Renditja
1. Federica Brignone (Italia) 1:35,83
2. Sofia Goggia (Italia) +0,01
3. Corinne Suter (Zvicra) +0,19
4. Breezy Johnson (SHBA) +0.25
5. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.37
6. Lauren Macuga (SHBA)+0.38
7. Ariane Rädler (Austria) +0.44
8.Cornelia Hütter (Austria) +0.46
9. Kira Weidle-Winkelmann (Gjermania) +0.50
10. Laura Pirovano (Italia) +0.54