James Crawford më i shpejt për 8 qindtat e sekondës se Alexis Monney 

Skijim

James Crawford më i shpejt për 8 qindtat e sekondës se Alexis Monney 

Nga: K. Goca Më: 25 janar 2025 Në ora: 14:23
James Crawford

Kanadezi James Crawford ka triumfuar në disiplinën e lëshimit që u mbajt në Kitzbuhel të Austrisë.

Skiatori kanadez zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:53,64 minuta.

James Crawford ishte më i shpejt për 8 qindtat e sekondës se Alexis Monney i Zvicrës dhe 14 se bashkëkombësi i tij Camreon Alexander.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 1066 pikë, pasojnë Kristoffersen me 634, Meillard 542.

Në lëshim Odermatt udhëheq me 365 pikë, i ndjekur nga Von Allmen 272, Hrobat 217 pikë etj.

Renditja 

1. James Crawford (Kanada) 1:53,64
2. Alexis Monney (Zvicra) +0,08
3. Camreon Alexander (Kanada) +0,14
4. Daniel Hemetsberger (Austria) +0.43
5. Miha Hrobat (Sllovenia) +0.51
6. Marco Odermatt (Zvicra) +0.55
7. Maxence Muzaton (Franca) +0.59
8. Stefan Babinsky (Austria) +0.61
9. Franjo von Allmen (Zvicra) +0.71
9. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia) +0.71

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat