E jashtëzakonshme gruaja e Valon Bahramit, feston në Gjermani

Skijim

E jashtëzakonshme gruaja e Valon Bahramit, feston në Gjermani

Nga: K. Goca Më: 26 janar 2025 Në ora: 14:03
Lara Gut-Behrami

Lara Gut-Behrami ka treguar formë të jashtëzakonshme në Qendrën e Skive në Garmisch - Partenkirchen të Gjermanisë. 

Skiatorja e Zvoicrës, Gut – Behrami, ngadhënjeu në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e Botës. 

Gruaja e ish futbollistit të mirënjohur, Valon Behramit, ka festuar fitoren në Gjermani, të cilën e ka arritur me kohë të kaluar për 1:14,91 miniuta.

Kajsa Vickhoff Lie e Norvegjisë doli e dyta me 35 qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës. 

Federica Brignone nga Italia renditet në pozitën e tretë me 38 qindtat me pak se Gut – Behrami.

Renditja

1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:14,91
2. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0,35
3. Federica Brignone (Italia) +0,38
4. Sofia Goggia (Italia) +0.49
5. Laura Pirovano (Italia) +0.77
6. Marta Bassino (Italia) +1.03
6. Keely Cashman (SHBA) +1.03
8. Kira Weidle-Winkelmann (Gjermania) +1.12
9. Stephanie Venier (Austria) +1.13
10. Romane Miradoli (Franca) +1.16

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat