Skiatori i Francës, Clement Noel, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës që u mbajt në Kitzbuhel të Austrisë.
Clement Noel doli i pari me kohë të kaluar për 1:41.49 minuta apo për 9 qindtat e sekondës më i shpejt se italiani Alex Vinatzer.
“Clement Noel është fituesi i sllallomit në Kitzbuhel, i teti në edicionin e sivjetshëm të Kupës së Botës. Kështu francezi mori kryesimin në renditjen e sllallomit. Timon Haugan, lider pas grahjes së parë, u tërhoq në finale në pjesën e sipërme të garës”, shkruan mediumi slloven “Rtvslo”.
Skiatori brazilian Lucas Braathen sërish në podium, kësaj radhje në vend të tretë me kohë më të dobët për 19 qindtat se fituesi i garës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 1006 pikë, pasojnë Kristoffersen me 634, Meillard 542.
Në sllallom Noel prin me 464 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen 435 e Meillard 370.
Renditja
1. Clement Noel (Franca) 1:41.49
2. Alex Vinatzer (Italia) +0.09
3. Lucas Braathen (Brazili) +0.19
4. Kristoffer Jakobsen (Suedia) +0.21
5. Linus Straßer (Gjermania) +0.28
6. Marco Schwarz (Austria) +0.43
7. Tanguy Nef (Zvicra) +0.44
8. Fabio Gstrein (Austria) +0.46
9. Manuel Feller (Austria) +0.53
10. Filip Zubçiç (Kroacia) +0.54