Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut-Behrami, sot ka dëshmuar formën e saj duke shënuar fitore në disiplinën e supersllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë.
Lara Gut-Behrami udhëheq me 385 pikë në supersllallom duke lënë pas Brignonen me 310 pikë.
Federica Brignone kryeson në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 799 pikë por ka vetëm 70 pikë më shumë se Gut – Behrami që zë pozitën e dytë.
Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, renditet në vend të 11-të me 368 pikë apo ka 17 më pak se skiatorja Alice Robinson e Zelandës së Re që mban pozitën e dhjetë.
Renditja e përgjithshme
1. Federica Brignone (Italia) 799
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 729
3. Camille Rast (Zvicra) 562
4. Sofia Goggia (Italia) 551
5. Sara Hector (Suedia) 507
6. Zrinka Ljutiç (Kroacia) 501
7. Wendy Holdener (Zvicra) 412
8. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) 402
9. Cornelia Hütter (Austria) 395
10. Alice Robinson (Zelanda e Re) 385
11. Lara Colturi (Shqipëria) 368
12. Lauren Macuga (SHBA) 334