Synon ta përsëris suksesin e vitit të kaluar në Kupën e Botës.
Kampionja në fuqi e botës sot ka shënuar fitoren e parë në edicionin e sivjetshëm në Garmisch të Gjermanisë.
Lara Gut – Behrami sot ka shënuar fitore në disiplinën e supersllallomit të madh.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Federica Brignone kryeson me 799 pikë e ka 70 pikë më shumë se Gut – Behrami që renditet në vend të dytë,
Siç dihet Lara Gut – Behrami është gruaja e ish futbollistit të mirënjohur, Valon Behrami.
Skiatorja zvicerane është nuse e Kosovës e me mbiemër shqiptar po synon mrekullinë e radhës, të mbrojë trofeun e vitit të kaluar “Globin e madh të Kristaltë”.
“Ishte një kohë shumë intensive, jo çdo gjë ishte gjithmonë e lehtë. Është edhe më mirë që funksionoi.
Gjithashtu u jam mirënjohës njerëzve që më ndihmuan”, tha Gut – Behrami, transmeton mediumi zviceran “Blick”.
"Kjo është gjëja më e bukur", tha Gut - Behrami.