Kroatja fiton! Garuesja e Shqipërisë sërish shkakton senzacion

Skijim

Kroatja fiton! Garuesja e Shqipërisë sërish shkakton senzacion

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 30 janar 2025 Në ora: 21:52
Ljutiç

Skiatorja kroate, Zrinka Ljutiç, ka treguar superformë në shtegun e skive në Courchevel të Francës.

Kroatja ka shënuar fitore me kohë të kaluar për 1:45,06 minuta apo me kohën më të mirë për 1 sekondë e 23 qindtat para suedezes Sara Hector.

Lena Dürr e Gjermanisë ka përfunduar në vend të tretë me 1 sekondë e 28 qindtat se fituesja e garës.

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, sërish ka shkaktuar senzacion duke përfunduar në vend të gjashtë me 1 sekondë e 48 qindtat larg fitueses së garës.

Në renditjen e përgjithshme Brignone prin me 799 pikë, pasojnë Gut – Behrami me 729, Rast 607 pikë etj.

Në sllallom Rast kryeson me 450 pikë, e ndjekur nga Ljutiç me 409 e Holdener me 345.

Renditja

1. Zrinka Ljutiç (Kroacia) 1:45,06
2. Sara Hector (Suedia) +1,26
3. Lena Dürr (Gjermania) +1,28
4. Katharina Liensberger (Austria) +1.44
5. Camille Rast (Zvicra) +1.46
6. Lara Colturi (Shqipëria) +1.48
7. Melanie Meillard (Zvicra) +1.67
8. Katharina Huber (Austria) +1.88
9. Andreja Slokar (Sllovenia) +2.00
10. Mikaela Shiffrin (SHBA) +2.04

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat